Polifonia labe dhe kënga Hapu moj Evrop’, e interpretuar me mjeshtëri nga Grupi i Bënçës mahniti deputetët britanikë në parlamentin anglez, gjatë një turi të tyre në Britani. Disa prej tyre e cilësuan “magji” tekstin dhe performacën e grupit të drejtuar nga Golik Jakupi, e jehona e këtij lajmi u përhap me shpejtësi dhe në mediat shqiptare.
Por, pasqyrimi në portale i suksesit këngës Hapu moj Evrop’ duke se la një shije gëzimi po dhe brejtje ndërgjegje te familja Lila, pasi autori i këtij teksti dhe shumë këngëve të tjera të interpretuara nga ky grupi i Bënçës, artisti Maliq Lila, nuk përmend në asnjë nga radhët e raportimeve në media.

Ne kemi kontaktuar të birin e artistit të mirënjohur, aktorin Marsias Lila, pas disa postimeve në profilin e tij në Facebook për të saktësuar informacionit, i cili ka deklaruar se “teksti i këngës ” Hapu moj Evrop’ ” dhe autori i shumë e shumë teksteve te këngëve te Grupit Bënçe, te Golik Jaupit dhe Paro Ziflaj, është krijuesi dhe poeti i këtij grupi te Tepelenës, Maliq Lila”.
Marsiasi tregon se ky tekst, sikundër dhe dhjetëra të tjera të kënduara nga Grupi i Bënçës janë përmbledhur dhe në një vëllim me poezi, titulluar “Jashtë hënë e pjekur” me autor, artistin e nderuar me medaljen “Naim Frashëri i artë”, Maliq Lila.
Grupi polifonik i Bënçës zhvilloi një turne në Britani me qëllim promovimin e dokumentarit ‘Të larë nga Hëna’, e cila është një ode në polifoninë unike të vokalit të Shqipërisë së Jugut.
Copyright Të gjitha të drejtat e artikujve të publikuar janë të rezervuara dhe i përkasin © MediaLook. Ju mund të përdorini,publikoni ose përktheni artikullin me kushtin që ju të atribuoni dukshëm burimin, të kryeni lidhje hiperlink me faqen dhe mos ta përdorni atë për qëllime komerciale.